PIKËZIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PIKËZOJ, PIKËZOHET. Pikëzimi i karaktereve (i figurave). Pikëzim besnik i realitetit.

2. Vizë e bërë me pika të njëpasnjëshme; vizatim me pika e me vija. Pikëzime në enë balte.

3. min., gjeol. Secila nga njollat me ngjyrë të ndryshme në një shkëmb, në një mineral etj. Pikëzime kokrrizore.

4. sport. Mënyra se si bëhet vlerësimi me pikë; shënimi i pikëve të fituara në një garë. Sistemi i pikëzimit. Tabela e pikëzimit.