PIKETË f.

1. Kunj i shkurtër druri që ngulet në tokë si shenjë për të marrë drejtimin, për të përcaktuar kufijtë e një trualli ku do të ndërtohet diçka etj. Piketa të bardha. Piketat e trasesë. Vuri piketat.

2. Grup grevistësh në vendet kapitaliste e revizioniste, të cilët luftojnë për të drejtat e tyre, duke bërë rojë përpara qendrave të prodhimit a të punës për të mos lejuar hyrjen e grevëthyesve dhe të policisë. Piketat e punëtorëve. Vendosën piketa në të gjitha hyrjet e uzinës.

3. fig. Secili nga caqet, brenda të cilave zhvillohet një punë a një veprimtari; qëllimi a synimi ku duam të arrijmë.