PIKETOJ kal.

1. Ngul në tokë piketa. Piketoi themelet e ndërtesës (trasenë e rrugës së re).

2. Bëj rojë gjatë një greve para qendrave të prodhimit a të punës për të mos lejuar hyrjen e grevëthyesve dhe të policëve; mbaj nën mbikëqyrje një qendër prodhimi a pune gjatë grevës në shenjë proteste (në vendet kapitaliste e revizioniste). Punëtorët piketuan minierën.

3. fig. Vë caqet, brenda të cilave do të zhvillohet një punë a një veprimtari; përcaktoj qëllimin a synimin ku dua të arrij.