pikturë
PIKTURË f.
1. Arti i paraqitjes së sendeve, të natyrës, të njerëzve dhe të veprave të tyre etj., me anë të vijave e të ngjyrave mbi sipërfaqe zakonisht të sheshta. Piktura shqiptare. Piktura antike (e shekullit XIX). Pikturë në mur. Pikturë monumentale paraqitje njerëzish e sendesh me përmasa të mëdha në murin kryesor të ndërtesave etj. Ekspozitë pikture. Dega e pikturës. Studion (ka prirje) për pikturë. Merret me pikturë.
2. Vepër e këtij arti; vepra e piktorit. Pikturë e bukur. Pikturë me bojëra vaji. Pikturë në mur (në beze). Pikturat e ekspozitës (e galerisë së arteve).
3. fig. Përshkrim i gjallë dhe i fuqishëm me mjetet e gjuhës, që na e jep të plotë e me ngjyra të qarta një mjedis, një ngjarje etj. Ky roman është një pikturë e vërtetë e shoqërisë feudale (borgjeze).