pikturoj
PIKTUROJ kal.
1. edhe jokal. Paraqit natyrën, njerëzit dhe veprat e tyre etj. me anë të vijave e të ngjyrave mbi një sipërfaqe zakonisht të sheshtë; bëj një pikturë; merrem me pikturë. Pikturoj një portret (një peizazh, një visore). Pikturoj një vepër (një ndërtesë). Di të pikturojë bukur. Pikturon çdo ditë nga tri orë.
2. fig. Përshkruaj diçka në mënyrë të gjallë e të qartë. Ka pikturuar në roman shoqërinë e kohës.