PILOT m.

1. Ai që drejton një aeroplan ose një mjet tjetër fluturues. Pilot i aeroplanit (i helikopterit). Aeroplan zbulimi pa pilot. U bë pilot.

2. Ai që drejton një anije gjatë një udhëtimi.

3. Ai që merr në dorëzim një anije për ta drejtuar gjatë hyrjes në port, kur largohet nga porti ose në një ngushticë, në një kanal etj.