pincë
PINCË f.
1. Darë e vogël me buzë të zgjatura, të shtrira e zakonisht me majë, që përdoret për të kapur a për të shtrënguar diçka, për të shkulur gozhdë të vogla a diçka të hollë etj. Pincë prerëse. Pincë elektricisti. Nofullat e pincës. Përkul telin me pincë.
2. mjek. Vegël e posaçme si mashë e hollë, që përdor zakonisht kirurgu gjatë një operacioni.