PIPËTIJ jokal.

(me pjesëzat mohuese nuk, s', mos). Nuk lëshoj asnjë zë; nuk bëj asnjë zhurmë; rri urtë e nuk ndihem fare kur flet dikush; vet. veta III nuk ndihet as edhe një zhurmë sado e vogël; nuk lëviz as nuk vihet re asgjë. Nuk pipëtinte njeri. Asgjë s'pipëtinte përreth.