PIRATËRI f.

1. Veprimtaria e piratëve, kusaria në det. Kolonizatorët merreshin me piratëri.

2. drejt. Krim në det kundër një anijeje, duke e sulmuar dhe duke dëmtuar ekuipazhin, udhëtarët ose ngarkesën e saj. Veprime piratërie. Piratëria përbën krim ndërkombëtar.

3. përmb. Tërësia e piratëve.