pistë
PISTË f.
1. Rrugë në trajtë vezake, e shtruar dhe e ndërtuar posaçërisht, zakonisht në një stadium, për të zhvilluar gara vrapimi, çiklizmi etj.; vrapore. Pistë vrapimi. Doli nga pista.
2. Vend i posaçëm, i shtruar me çimento, me pllaka etj., që përdoret për vallëzim a për punë të ndryshme. Pistë vallëzimi. Pista për tharjen e pambukut.
3. Brez i gjerë, i shtruar mirë në një aerodrom, nga ku ngrihen e ku zbresin aeroplanët. Pista e fluturimit. Doli në pistë. U ngrit nga pista. U ul në pistë. Doli nga pista.
PISTË mb. bised.
1. I bërë me zhul, me njolla, me pluhur etj.; që nuk mban pastërti, i fëlliqur, i ndyrë, ndyranak; kund. i pastër. Fëmijë i pistë. Me duar të pista. Me fytyrë të pistë.
2. fig. Që bën punë të ndyra, i ndyrë, i ulët, i poshtër. Njeri i pistë.