PIZGË f.

1. Fyell prej kallami ose prej kashtës së grurit, të thekrës a të tërshërës; bilbil që bëhet me lëkurë shelgu a të një druri tjetër të njomë dhe që nxjerr një zë të hollë e të mprehtë. Bëri një pizgë. I fryn (i bie) pizgës.

2. Curril uji, gjaku etj. Një pizgë e vogël uji.

3. përd. mb. I ngjashëm me tingujt që nxjerr fyelli a bilbili prej kallami ose prej lëkurës së shelgut të njomë; i hollë e i mprehtë. E ka zërin pizgë.

4. përd. ndajf. Si curril. I shkonte (i dilte) gjaku pizgë.