pizhame
PIZHAME f. vet.
- Veshje nate e lehtë dhe e gjerë prej basme, prej fanellate a prej mëndafshi, që ka pantallonat e xhaketën dhe që e mbajmë kur flemë, kur rrimë në shtëpi etj. Pizhame të holla (verore). Pizhame fanellate. Pizhame me vija. Pizhame për burra (për fëmijë, për gra). Xhaketë (pantallona) pizhamesh. Veshi (hoqi) pizhamet. Fle me (pa) pizhame. Mban pizhame. Ishte me pizhame. Doli me pizhame.