pjacë
PJACË f. vjet.
1. Sheshi i një qyteti; rrugë kryesore në qytet për shëtitje. Doli në pjacë. Ktheheshin nga pjaca.
2. Treg, pazar.
3. bised. Çmimi i mallrave në treg; vlera e diçkaje. Është ngritur pjaca. I kishte rënë pjaca.
- I ra pjaca mospërf. i ra vlera, s'e kërkon më njeri a s'pyet më njeri për të. S'del në pjacë shak. nuk duket më, rri brenda.