pjalm
PJALM m.
1. Borë shumë e hollë; borë e imët që e ngre era përpjetë. Pjalm bore. Pjalm e borë.
2. bot. Pluhur shumë i imët, zakonisht me ngjyrë të verdhë që e kanë lulet kur çelin dhe që shërben për të pllenuar bimët. Bletët (grerëzat) mbartin pjalmin nga një lule në tjetrën.
3. Maja e miellit; miell i situr imët; pluhuri i miellit që ngrihet përpjetë e bie mbi sendet; ëndë, paskaq. U bë me pjalm mielli.
4. Pluhur shumë i hollë i diçkaje.