PJEKURI f.

1. Gjendja e një organizmi që ka arritur zhvillim të plotë trupor ose mendor. Pjekuri fizike (seksuale, mendore). Dhëmballët e pjekurisë.

2. Të qenët i pjekur, vetia e atij që është i pjekur; karakter i pjekur; shkallë e lartë zhvillimi, përvojë dhe njohurish të ftuara në një fushë të veprimtarisë. Pjekuri politike (ideologjike). Pjekuria e mendimeve (e diskutimeve). Pjekuria e klasës punëtore. Flet (sillet, vepron, gjykon, vendos) me pjekuri. Kanë treguar pjekuri të madhe.

3. Shkalla e përgatitjes që arrin një nxënës a nxënëse në klasën e fundit të shkollës së mesme; mosha e një të riu a të reje në këtë klasë; maturë. Provimet e pjekurisë. Dëftesa e pjekurisë.

  • Pjekuri teknike spec. gjendja më e mirë e bimës a e një pjese të saj për t'u përdorur si lëndë e parë në industri.