PJELLË f.

1. Fëmija e dikujt; foshnja e lindur. Pjella e tij. Pjellë e keqe pasardhës i prapë. E ka rritur si pjellën e vet.

2. I vogli i një kafshe. Pjella e lopës viçi. Lëpinte pjellën.

3. fig. Diçka që është krijuar me përpjekje e me mundime dhe që është shumë e dashur. Pjellë besnike e popullit. Pjellë e Luftës Nacionalçlirimtare.

4. fig. keq. Rrjedhojë jo e mirë e një dukurie, e një sistemi etj.; diçka e keqe e krijuar me pikësynime të caktuara; pasojë. Pjellë e imperializmit (e neokolonializmit). Krizat janë pjellë e sistemit kapitalist.