pjergull
PJERGULL f.
1. Hardhi me kërcell të gjatë, të trashë e me shumë degë, që ngrihet mbi furka ose mbështetet mbi një shtrat drunjsh etj.; tendë rrushi; hardhi që ngjitet nëpër drurë. Pjergull e moçme. Nën hijen e pjergullës. Rrush pjergulle. Fletë pjergulle. Shtojnë pjergullat.
2. përd. mb. fig. E hajthme dhe e bukur (zakonisht për një vajzë ose nuse). Ishte pjergull nusja.
3. përd. ndajf. fig. Plot, mbushur. Erdhi vajza pjergull me lule.
- Si pjergulla në fik të bardhë me gjithë të mirat; e mirë në mes të mirash. I ka rënë pjergulla në fik i shkon çdo gjë mbarë, i ka ardhur e mira te dera.