PJERRËSI f.

1. Të qenët i pjerrët, vetia e diçkaje që është e pjerrët. Pjerrësi e madhe. Pjerrësia e shkrimit. Pjerrësia e faqes së malit (e rrugës).

2. Sipërfaqe e pjerrët; vend i pjerrët; shpat. Pjerrësi e thiktë (e butë, e ëmbël). Në pjerrësinë e malit (e kodrës). Zbritën nga një pjerrësi. Iu ngjitën një pjerrësie.

3. spec. Shmangie e një vije a e një rrafshi nga drejtimi horizontal ose i pingultë; shkalla e kësaj shmangieje. Pjerrësi prej tridhjetë gradësh. Këndi i pjerrësisë.

4. gjeom. Këndi ndërmjet dy drejtëzash a dy planesh ose ndërmjet një drejtëze e një plani që nuk janë as paralel as pingul ndërmjet tyre. Pjerrësia e rrezeve të dritës.