PJERRËT mb.

1. Që shmanget nga drejtimi pingul ose horizontal, që zbret tatëpjetë ose shtrihet përpjetë jo në vijë të pingultë, që nuk është as i sheshtë as i pingultë, i anuar (për një vend a sipërfaqe). Vend (truall) i pjerrët. Arë (tokë, fushë) e pjerrët. Rrugë (shumë) e pjerrët. Brigje të pjerrëta. Shkrim i pjerrët. Vjen i pjerrët.

2. gjeom. Që shmanget nga drejtimi horizontal ose i pingultë (për një vijë a për një rrafsh). Vijë e pjerrët. Rrafsh i pjerrët. Prizëm i pjerrët. Paralelepiped i pjerrët.