PJESËTAR m.

1. Ai që bën pjesë në një grup shoqëror, në një kolektiv, në një organizatë etj., anëtar; pjesëmarrës. Pjesëtarët e familjes. Pjesëtarët e kooperativës. Pjesëtarët e shoqërisë. Pjesëtarët e ekspeditës.

2. Secili nga ata që marrin pjesën e vet kur ndahet një pasuri a diçka tjetër. Nuk ishte pjesëtar në atë fitim.


PJESËTAR mb.

Pjesëmarrës. Vendet pjesëtare.