PJESËTOJ kal.

1. E ndaj diçka në disa pjesë a në disa copë të veçuara, e bëj pjesë-pjesë. E pjesëtoj me dysh (me tresh, me katërsh...). Pjesëtoi bukën.

2. Ndaj diçka së bashku me të tjerë; i jap dikujt atë pjesë që i takon nga diçka. I pjesëtuan të ardhurat (mollët). Ua pjesëtoi në mënyrë të barabartë.

3. mat. Gjej sa herë ndahet një numër në pjesë të barabarta ose sa herë përmbahet një numër te një tjetër, bëj pjesëtim. Pjesëtoj pesëdhjetën me pesë. Pjesëtoj me dhjetëshe.

4. fig. Ndaj gëzimin ose hidhërimin me të tjerë, marr pjesë në gëzimin a në hidhërimin ose në të mirën a të keqen e një tjetri. E pjesëtoi me shokët të keqen (hidhërimin).