PLËNDËS m.

1. anat. Pjesë e të brendshmeve te kafshët ripërtypëse, që është si trastë, pala-pala nga brenda dhe shërben për tretjen e ushqimeve; stomaku i përtypësve.

2. Gjellë e gatuar me këtë organ të gjedhit e të bagëtisë së imët. Plëndës me hudhra. Plëndësi i kaut (i dhisë). Plëndës lope (qengji). Rrinte si plëndës rrinte në një vend pa lëvizur.

3. bised., mospërf. Stomaku i njeriut; barku. E mbushi plëndësin. Iu fry (i plasi) plëndësi. S'i ngopet plëndësi. E goditi në plëndës.

4. bised., mospërf. Njeri shumë i shëndoshë, i ngathët dhe i qullët; barkalec.

5. përd. ndajf. bised. Menjëherë dhe pa lëvizur; top në vend, vdekur. Ra plëndës në tokë.

  • Si plëndës i palarë mospërf. shih te PALARË (i,e). Punë plëndës lloj qepjeje pala-pala. Ka ngrënë plëndës pule shaka. shih te PUL/Ë, ~A. E ka vënë plëndësin në kokë (e ka varur plëndësin në qafë) s'ka më turp për asgjë, është faqenxirë, i ka plasur cipa.