plëng
PLËNG I m. bised.
1. Pasuri, mall. Plëngu i shtëpisë. Ishte pa plëng e pa shtëpi s'kishte asgjë, ishte shumë i varfër. Linin plëng në shtëpi e shkonin në kurbet. Rronte pa plëng e pa shtëpi rronte duke bredhur rrugëve. Me lëng e me plëng shih te LËNG, ~U 5.
2. Vatra familjare, gjiri i familjes. Iku nga plëngu.
PLËNG II m. bised.
Malli e dashuria që ndiejmë për dikë a për diçka. Me plëng në zemër.
- Më mbeti plëng kam shumë mall e merak për dikë.