PLAGË f.

1. Vend i çarë, i prerë a i shpuar në trup me plumb, me thikë ose me ndonjë send tjetër; vend i vrarë nga një goditje e fortë; vend i operuar që nuk është mbyllur ende; vend i infektuar a i qelbëzuar. Plagë e rëndë (e lehtë). Plagë e hapur (e gjallë) plagë që nuk është mbyllur. Plagë e mbyllur (e përtharë). Plagë plumbi (bajonete, thike, brisku). Buzët e plagës. Shenjë plage. Ka marrë ca plagë. E bëri me plagë. Lidh (mjekoj) plagën. Pastroj (laj, ndërroj) plagën. U shërua (u mbyll, vuri kore) plaga. I rrjedh plaga. Iu acarua plaga. Mblodhi (qelb) plaga. I dhemb plaga. Plaga shërohet, po fjala e hidhur s'harrohet. fj. u.

2. E prerë a e çarë në trungun e një bime; vendi i dëmtuar në një bimë, që shkaktohet nga goditja me diçka të fortë. Plagët e trungut (e rrënjës). Iu mbyll plaga qershisë.

3. fig. Dhembje e madhe shpirtërore, brengë; diçka që të lëndon zemrën, të pikëllon a të shkakton vuajtje; vuajtje e thellë. Plagë e vjetër. Ia hapi (ia lëndoi, ia ngacmoi, ia trazoi, ia cingërisi) plagën dikujt. Iu mbyll plaga. Më ka mbetur plagë. Ia la plagë në zemër. E preku në plagë.

4. fig. Diçka e keqe, nga e cila vuan tërë shoqëria, e keqe shoqërore që zgjat e mezi zhduket. Plagë shoqërore. Plagë shekullore (e pashërueshme). Plaga e analfabetizmit (e papunësisë, e kurbetit). Plagët e kapitalizmit.

5. përd. mb. I plagosur, me plagë; si plagë. E ka kurrizin plagë. I kishte këmbët plagë, ia bëri trupin plagë.

  • Iu bë zemra (shpirti) plagë (copë) shih te COPË, ~A. E kam zemrën plagë kam pësuar një tronditje të thellë shpirtërore nga diçka që më bën të vuaj, jam shumë i brengosur e i pikëlluar. E kam plagë (pikë, peng) në zemër diçka shih te ZEM/ËR,~RA. M'u bë plagë në sy diçka nuk mund ta shikoj dot, nuk e duroj dot, e kam halë në sy. Lëpijnë plagët (çibanët) e njëri-tjetrit keq. shih te LËPIJ. E ka mbledhur si plaga qelbin shih te QELB,~I. Vë gishtin (dorën) në plagë

a) prek pikën më delikate të një çështjeje, zbuloj gjënë më shqetësuese;

b) gjej pikërisht atë që e mundon dikë. Ka zënë (ka vënë) kore (dregëz) plaga shih te KOR/E,~JA I. Plaga e ligë veter. Plasja e gjësë së gjallë. Tërfil plagësh bot. luleleshe.