plasë
PLASË f.
1. E çarë e vogël, vend i çarë a i plasur në diçka, e krisur. Plasat e derës. Plasat e pjeprit. Plasi në dërrasë. Plasë në shkëmb. Me duar tërë plasa. Doli nga plasa. Vështronte nga plasat.
2. fig. E metë e vogël, që mund të ndreqet. Është hapur një plasë. Mbyll një plasë.
- Është bërë për në plasë të derës është dobësuar shumë nga shëndeti, është tretur fare, është bërë kockë e lëkurë.