PLASJE f.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PLAS, PLASET. Plasja e murit. Plasja e minave (e granatave). Plasja e lëkurës. Plasja e luftës (e kryengritjes). Bombë me plasje të ngadalshme (të vonuar).

2. Forca shkatërruese dhe zhurma e një lënde plasëse, e një bombe etj. kur shpërthen; shkatërrimi i diçkaje me anë të ndonjë lënde të veçantë plasëse; shpërthim. Plasje shurdhuese. Plasje bërthamore. U dëgjuan ca plasje.

3. E çarë e vogël në diçka, plasë. Plasje kocke. Ka një plasje.

4. veter., mjek. Sëmundje e rëndë ngjitëse, që zë kafshët shtëpiake (sidomos barngrënëset) e njerëzit, që shkaktohet nga një bacil dhe shfaqet zakonisht me një puçërr të zezë me qelb, me shumë zjarrmi, me shkumë nga goja e me skuqje të cipave të syve; dala e gjësë. Plasja e bagëtive. Vaksina kundër plasjes. Plasja e preftë! mallk. i rëntë plasja! mallk.

  • Ç'i këllet plasjen (flamën)! shih te KËLLAS. Më vinte plasja më vinte shumë inat, më vinte të pëlcas. Bar plasjeje bot. shih te BAR,~I I.