plasur
PLASUR mb.
1. Që është çarë pak, i krisur. Enë e plasur. Mur i plasur.
2. Që ka filluar të hapet, që ka nisur të rrjedhë (për një plagë, një çiban etj.). Çiban i plasur.
3. fig. Shumë i brengosur, i pikëlluar, zemërplasur; i shkretë, i mjerë, i gjorë. Vdiq i plasur që nuk e pa të çliruar vendin.
4. Përd. em. sipas kuptimit 3 të mbiemrit. Ç'e gjeti, të plasurin!
- Me buzë (me zemër) të plasur shumë i dëshpëruar, i pikëlluar. Është pushkë e plasur (dyfek i plasur)
a) dikush është plakur shumë e nuk është më i zoti për punë, s'bën dot me punë;
b) diçka nuk vlen më për diçka, nuk është e sigurt.