platformë
PLATFORMË f.
1. Vend i rrafshët, pak i ngritur nga toka, i ndërtuar posaçërisht në një stacion hekurudhe etj.; shkallare me sipërfaqe të madhe, e ndërtuar zakonisht në një kthesë të shkallëve, shesh pushimi; vend i sheshtë a diçka që ka një pamje të tillë, më i lartë se pjesa përreth; podium. Platforma e stacionit. Platformat e shkallëve. Platforma e shkëmbit një copë vend i sheshtë në një shkëmb të thepisur. Platforma e peshores së makinave. U ngjit (hipi) në platformë.
2. Shesh në pjesën e hyrjes së një autobusi, të një vagoni etj. Mos qëndroni në platformë!
3. fig. Tërësi parimesh, pikëpamjesh e kërkesash politike, ideologjike etj., në bazë të të cilave vepron një parti, një grup i organizuar njerëzish etj.; program veprimi për një parti. Platformë politike (ideologjike, organizative). Platformë marksiste. Platformë antimarksiste. Përcaktuan (përpunuan, rishikuan, paraqitën, pranuan) platformën. Doli me një platformë të re.