PLATITEM vetv.

1. vet. veta III. Nis të ulet a shuhet dalëngadalë (për zjarrin etj.); nis të dobësohet ose të humbasë forcën, bie (për erën etj.). U platit zjarri. U platit era (tufani).

2. Mblidhem kruspull; strukem diku që të mos më shohin; bie diku dhe rri aty pa lëvizur a pa bërë zhurmë; bie si i këputur mbi diçka; tulatem. U platit nga të ftohtët. U platit pas një rrapi. U platit përdhe. U platit mbi borë. Iu platit në gji (fëmija).

3. vet. veta III fig. Humbet dalëngadalë forcën a gjallërinë; shuhet; bie, pakësohet. U platit zhurma. U platit vapa. U platit biseda (kuvendi). Iu platit ankthi. M'u platit dhembja. Iu platit zemërimi.