PLEH m.

1. Bajga e kakërdhi kafshësh shtëpiake a glasa shpendësh, të mbledhura në një vend ose gjethe e barishte të tjera të kalbëzuara, që hidhen në tokat e punuara për t'i ushqyer; lëndë kimike e tretshme, që prodhohet nga përpunimi i mineraleve të ndryshme dhe përdoret për të rritur pjellorinë e tokës. Pleh organik (natyror) pleh kafshësh a shpendësh. Pleh kimik (mineral) pleh artificial që përmban zakonisht kripëra të azotit, të fosforit e të potasit. Pleh i gjelbër pleh bimësh të gjelbra (zakonisht prej bimësh bishtajore), që, duke u përmbysur në arë, kalben në tokë. Pleh i lëngshëm (i lëngëzuar) ujët e hollë të kafshëve dhe lëngu i plehut të stallës. Pleh i holluar. Pleh i djegur. Pleh stalle. Plehu i bagëtive (i kafshëve). Pleh shpendësh glasat e shpendëve. Pleh delesh (dhish, lopësh). Pleh pylli gjethe e mbeturina drunjsh të kalbura. Lëng plehu. Gropa e plehut. Grumbull (pirg) plehu. Shtresë plehu. Kërpudhë plehu. Uzina e plehrave kimike. Një kosh pleh. U hodhi pleh. Hedhin plehun në arë.

2. kryes. Të fshirat, lëmishtet, bëzhdilet; mbeturina të ndryshme që flaken jashtë, hedhurina. Kosh (kazan) plehrash. Mbledh plehrat me farashë. Fshij (flak) plehrat.

3. Vend a mjedis i fëlliqur; ndyrësi. Ka jetuar në pleh.

4. kryes. fig. Njeri i keq e i urryer për shoqërinë, fundërrinë e shoqërisë, ndyrësirë; diçka e keqe, pa vlerë, e padobishme. Plehrat e shoqërisë borgjeze. Kërpudhë plehu njeri i keq, fundërrinë e shoqërisë. Iku ai pleh. Ç'e do atë pleh. Pastruam plehrat e së kaluarës.

5. përd. mb. I vrarë, i dërrmuar; shumë i lodhur. I kam shpatullat pleh. Iu bë këmba pleh. U bënë pleh nga rruga.

6. përd. ndajf. Shumë (me disa mbiemra). Pleh i zi (i zi pleh). Pleh i rëndë (i rëndë pleh).

  • E bëri pleh dikë a diçka e rrahu fort, e dërrmoi; e nxiu duke e rrahur. Flori në pleh (në baltë) shih te FLORI,~RI. Dalin (mbijnë, rriten, shtohen) si kërpudha plehu (si kërpudhat pas shiut) mospërf. shih te KËRPUDH/Ë,~A 1. E hodhi në koshin (në shportën) e plehrave shih te KOSH,~I. E ka zemrën pleh është shumë i dëshpëruar e i vrarë. Është bërë për ta hedhur në pleh nuk vlen më fare. Kapardisej (krekosej) si gjeli (si këndesi, si kaposhi) majë plehut shih te GJEL, ~I. Lë dhomën me pleh e fshin oborrin lë një punë kryesore, që duhet bërë më parë dhe bën një tjetër që është më pak e nevojshme. Kush shkon pas brumbullit, te plehu do ta shpjerë fj. u. shih te BRUMBULL,~I.