plehërishtë
PLEHËRISHTË f.
1. Vend i caktuar jashtë qendrave të banimit, ku hidhen e grumbullohen plehrat; gropë e gjatë dhe e gjerë, ku grumbullohet e përpunohet plehu; grumbull plehu. Plehërishtë ekonomike gropë ku grumbullohen kashtërat, urina e bagëtive etj., të cilat, pasi mbulohen me dhe, kalben e bëhen pleh. Ndërtuan një plehërishtë. E çoi në plehërishtë. Mbushën plehërishtën.
2. Vathë bagëtish. Pastroj plehërishtën.
3. Vend i caktuar ku hidhen e grumbullohen mbeturina të ndryshme (hekurishte, ashkla etj.) në një ndërmarrje, në një kantier ndërtimi etj.; grumbull hedhurinash. Plehërishtë hekurishtesh.