pleng
PLENG I m.
1. Send i rëndë.
2. përd. ndajf. Si plumb. Më ra buka pleng në bark.
PLENG II m. krahin.
Dhunë, turp.
PLENG III m. krahin.
1. Kunj për të varur diçka.
2. Rrip pëlhure të hollë etj. që përdoret për të lidhur plagët.
plëng
PLËNG I m. bised.
1. Pasuri, mall. Plëngu i shtëpisë. Ishte pa plëng e pa shtëpi s'kishte asgjë, ishte shumë i varfër. Linin plëng në shtëpi e shkonin në kurbet. Rronte pa plëng e pa shtëpi rronte duke bredhur rrugëve. Me lëng e me plëng shih te LËNG, ~U 5.
2. Vatra familjare, gjiri i familjes. Iku nga plëngu.
PLËNG II m. bised.
Malli e dashuria që ndiejmë për dikë a për diçka. Me plëng në zemër.
- Më mbeti plëng kam shumë mall e merak për dikë.