PLEQËRI f.

1. Mosha e njeriut kur është plak, vitet në këtë moshë; të qenët plak, gjendja e dikujt kur është plak. Pleqëri e bardhë (e gëzuar). Pleqëri e shkuar moshë kur dikush është shumë plak. Pleqëri e parakohshme. Koha (vitet, ditët) e pleqërisë. Shenjë pleqërie. I afroi pleqëria. E kaloi pleqërinë në vendlindje. E zuri pleqëria u plak. Nuk punove në të ri, rri e qaj në pleqëri. fj. u.

2. përmb. Tërësia e pleqve, pleqtë. U mblodh pleqëria.

3. fig. Etapa e fundit e jetës dhe e zhvillimit të diçkaje.

4. edhe ~, ~TË hist. shih PLEQËSI,~A 2. Pleqëritë e katundeve. Bëri pleqëri pleqëroi. Ndau pleqëri.

  • Bora e pleqërisë poet. flokët e bardha, thinjat. S'mëson kali revan në pleqëri fj. u. shih te REVAN,~I.