pleqëroj
PLEQËROJ kal.
1. Mbaj një njeri plak në shtëpi dhe përkujdesem për të. Pleqëroj prindërit (nënën, babanë). S'kishte njeri që ta pleqëronte.
2. jokal. Kaloj pleqërinë diku. Pleqëroi në fshat. Pleqëron tek e mbesa.
3. E rrah dhe e shqyrtoj një punë, një çështje etj. me dikë tjetër; e mendoj dhe e gjykoj mirë një punë, e shoshit. E pleqëruam punën. Pleqëronin hallet. E pleqëroi me gruan. E pleqëroi gjatë (mirë, shtruar).
4. Arrij moshën e pleqërisë; e gëzoj diçka deri në pleqëri; trashëgoj. Rrofsh e pleqërofsh! ur. U bëfsh plak për të pleqëruar! ur.
5. edhe jokal. vjet. shih PLEQËSOJ 2.