PLEQËSI f.

1. përmb. hist. Këshill burrash, të zgjedhur në një fshat a në një lagje, që vendosnin për punët e fshatit a të lagjes, pajtonin gjaqet, zgjidhnin mosmarrëveshjet etj.; organ këshillues i pushtetit shtetëror në një krahinë që përbëhej prej njerëzve të parisë; kuvendi i pleqve. Pleqësia kombëtare. Pleqësia e fshatit. Pleqësia dhe vegjëlia.

2. vjet. Organ drejtues i një shoqërie, i një klubi etj., që përbëhej prej njerëzish të zgjedhur. Pleqësia e klubit (e shoqërisë, e kishës). Mbledhja e pleqësisë.

3. vjet. Puna që bënte ai që ishte vënë si plak; gjykim i urtë e i matur prej plakut; pleqësim. Bëri pleqësi e pleqëroi një punë. Ndau pleqësi. Punonin me pleqësi punonin me mirëkuptim e duke u këshilluar njëri me tjetrin, jo secili sipas kokës së vet.

4. vjet. Parësi e përgjegjësi në mbarështimin e diçkaje, drejtim. Pleqësinë e merrte plaka e shtëpisë, kur vdiste plaku.