PLISH m. bot.

Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të drejtë e të gjatë deri katër metra, me gjethe të zgjatura e të sheshta ngjyrë hiri në të gjelbër, me lulesë në trajtën e një xhufke dhe me kallëza të dendura e të buta, që rritet nëpër këneta e në vende me lagështirë dhe përdoret për të thurur rrogoza etj. Rrogoz prej plishi.