PLLAKAT m.

1. Vizatim me përmasa të mëdha, zakonisht me ngjyra dhe me një tekst të shkurtër, që shpreh një ide të caktuar, shumëfishohet në shtypshkronjë dhe vendoset në rrugë a në një vend tjetër të dukshëm si mjet agjitacioni e propagande ose si reklamë. Pllakat politik (përkujtimor). Pllakat filmi. Pllakat për Rilindjen Kombëtare.

2. përd. mb. Që është e thjeshtë, e qartë e që bie në sy menjëherë (për pikturën). Pikturë pllakat.