PLLAKOS kal.

1. I bie dikujt përsipër menjëherë e papritur, e zë poshtë; i vë sipër diçka, e mbuloj plotësisht me një gjë të rëndë. E pllakosi shtëpia (muri). Ia pllakosi plagën me duhan. Ia pllakosi shpatullën me jakë. E pllakosën me velenxë.

2. edhe jokal. vet. veta III edhe fig. Vjen menjëherë, papritur e me forcë (zakonisht diçka e keqe a e padëshirueshme); vjen me shumicë, përhapet e zë vend në një hapësirë të madhe; bie, pushton gjithçka. Pllakosi nata (errësira). Pllakosi bora. Pllakosi dimri. Pllakosi vapa. I kishte pllakosur malaria. Pllakosi heshtja (qetësia). I pllakosi e keqja (mjerimi). E pllakosën fatkeqësitë. E pllakosi dëshpërimi trishtimi. E pllakosën mendimet.

3. jokal. Vij befas e me të shpejtë bashkë me të tjerë, dyndem bashkë me një grup të madh njerëzish. Pllakosën partizanët në fshat. Pllakosi armiku (ushtria armike). Pllakosën hajdutët. Pllakosi tërë fshati. Pllakosën të gjithë në shtëpinë e tij.

4. bised. Fsheh diçka. I pllakosnin librat në kohën e Turqisë.