plogët
PLOGËT mb.
1. Që duket si i përgjumur kur ecën, kur flet a kur bën diçka, tepër i ngadaltë e i ngathët; që nuk ka dëshirë e vullnet për të punuar; që është karakteristik për një njeri të tillë, që shpreh një gjendje të tillë; i mefshtë; kund. i shkathët; i gjallë. Njeri i plogët. Ka të ecur të plogët. Zë i plogët. Ishte i plogët në punë.
2. Që lëviz a ecën ngadalë, që s'ka gjallëri; që mezi shkon a mezi shtyhet. Re të plogëta. Lojë e plogët. Jetë e plogët. Ditë të plogëta.
3. fig. Që ka fuqi vepruese të ngadalshme. Lëndë e plogët.
- Gaz i plogët kim. shih te GAZ,~I 1.
PLOGËT ndajf.
Në mënyrë të plogët, me plogështi. Ecte plogët.