PLOTËSISHT ndajf.

1. Aq sa merr, aq sa nxë, plot. Mbush plotësisht.

2. Me tërë forcën, me gjithçka kam, tërësisht. Është dhënë plotësisht pas punës. Jam plotësisht me ju. E ndiej plotësisht.

3. Deri në fund, tërësisht, përfundimisht. E shkatërroi (e asgjësoi, e zhduku) plotësisht. E kreu plotësisht. Përfundoi plotësisht.

4. Në të gjitha anët a drejtimet; në mënyrë të plotë; krejt; kund. pjesërisht. E kuptoi plotësisht. U bind plotësisht. Fitoi plotësisht. E miratoi plotësisht.