PLUMB m.

1. vet. nj. kim. Metal i butë e shumë i rëndë, me ngjyrë hiri në të kaltërreme, që përpunohet pa vështirësi dhe përdoret gjerësisht në industri e në teknikë, për të veshur enë e aparate kimike etj. (simboli Pb). Tel plumbi. Kube plumbi. Kripëra plumbi. Bojë (ngjyrë) plumbi. Minierë plumbi. Nxjerrja e plumbit. E veshën me plumb. I rëndë si plumb.

2. Një copë nga ky metal, që përdoret për punë të ndryshme; një copë e tillë, zakonisht e shtypur dhe me shenjën e vulës, që përdoret nga organet zyrtare për të mbyllur pako, kuti etj. Plumbat e sigurimit të vagonëve. Pako (arkë) me plumb. Rrjetë me plumba rrjetë me copa të vogla e të rrumbullakëta plumbi, që përdoret për peshkim, plumbçë. E mbylli me plumb.

3. vet. nj. Lëndë e trashë prej këtij metali, e përzier me zhivë etj., që përdoret për të mbushur dhëmballët. I mbushi me plumb. I ra plumbi.

4. Pjesë gjatoshe e fishekut a e predhës, e bërë prej këtij metali, e cila shkëputet nga gëzhoja kur qëllojnë me armë zjarri. Plumb pushke (automatiku, mitralozi). Plumb me majë. Shpejtësia e plumbit. Breshëri plumbash. Fishkëllima e plumbave. Plagë (shenjë) plumbi. I dha plumbin. bised. e pushkatoi. I këputi plumbin. bised. e vrau. E mori (e zuri, e hëngri) plumbi u vra; u plagos. E priti me plumb e priti me pushkë. I bën dredha plumbit. mospërf. është frikacak. Derri do plumb. fj. u. I rëntë plumbi! mallk.

5. Plumbçe. I vë plumbin.

6. Grafiti i lapsit. Plumbi i lapsit. Laps plumbi. Mpreh plumbin.

7. fig. Goditje vdekjeprurëse, grusht për vdekje; diçka që të dëmton, të shkatërron ose të shkakton një dhembje të madhe. Është plumb për armiqtë. E kam plumb në zemër. Më ra si plumb në zemër.

8. përd. mb. Që ka ngjyrën e këtij metali, në ngjyrë të hirit. Toka plumb e qielli flakë.

9. përd. mb. edhe fig. Shumë i rëndë. U bë plumb diçka u rëndua shumë. E ka dorën plumb. I kam qepallat plumb nga pagjumësia. E kam kokën plumb e kam kokën shumë të rëndë, më dhemb koka shumë. E ka fjalën plumb e ka fjalën shumë të rëndë; të vret me fjalë.

10. përd. ndajf. edhe fig. Shumë, si plumb (me mbiemrin i rëndë ose me foljen rëndon etj.). Është plumb i rëndë. Gjumë i rëndë plumb. Çaste të rënda plumb. Më rëndonte plumb. U bënë të rënda plumb.

11. përd. ndajf. Shumë shpejt, ashtu siç ikën plumbi shigjeta, si vetëtima, fluturimthi. Iu sul plumb. Fluturoi plumb.

  • Plumb për plumb një për një; dhëmb për dhëmb (me armikun). Barrë plumbi

a) barrë shumë e rëndë;

b) njeri shumë i rëndë, njeri që mezi durohet. Plumb me sheqer iron. shih te SHEQER,~I. Ecën (shkon) me këmbë plumbi ecën shumë ngadalë, me hapa shumë të sigurt. E ka syrin plumb (plumbç) është shumë i gjallë, i lëshojnë sytë zjarr; është shumë i mprehtë. Ha (bren) plumbin (hekurin, çelikun) me dhëmbë shih te DHËMB, ~I. Ia la plumbin në lëkurë (në mish, brenda) shih te LËKUR/Ë,~A.

Simbolet

redaktoni