PLUMBTË mb.

1. Që është bërë prej plumbi. Pagur i plumbtë. Tapë e plumbtë. Gyp i plumbtë. Kubë e plumbtë.

2. Që ka ngjyrën e plumbit; i errët. Ngjyrë e plumbtë. Bluzë e plumbtë. Qiell i plumbtë. Natë e plumbtë.

3. edhe fig. libr. Që të rëndon, i rëndë. Zgjedhë e plumbtë. Heshtje e plumbtë. I kam të plumbtë kapakët e syve.