poetik
POETIK mb.
1. Që ka të bëjë me poezinë, që i përket poezisë, i poezisë; që është karakteristik për poezinë; që është në vargje; që përmban vjersha. Krijimtaria poetike. Vepër poetike. Vëllim poetik vëllim me vjersha.
2. Që ka të bëjë me krijimtarinë letrare në vargje, që i përket mjeshtërisë së poezisë ose artit të fjalës. Mendimi poetik. Figurë poetike. Fjalor (leksik) poetik. Sintaksa poetike. Gjuhë poetike. Liria poetike. let. shih te LIRI,~A. Prozë poetike. shih te PROZ/Ë,~A.
3. fig. Që të magjeps a të prek me bukurinë e vet, që të frymëzon, që është si poezi. Përshkrim poetik. Ka ngjyrë poetike. Kjo është shumë poetike.