pogaçe
POGAÇE f.
1. Kulaç i grunjtë. Pogaçe e ngrohtë. Pogaçe e bardhë.
2. Byrek me shumë gjalpë, që hahet zakonisht në mëngjes.
3. Diçka që ka trajtën e një kulaçi. Pogaçja e lulediellit. Pogaçja e diellit.
- Do bukë mbi pogaçe kërkon tepër, do thelë mbi bisht; do diçka që s'bëhet a që s'i takon, kërkon qiqra në hell.