POL I m.

1. gjeogr. Secili nga dy skajet e boshtit të përfytyruar të Tokës, që mendohen si pika të palëvizshme gjatë rrotullimit të rruzullit rreth vetes; vendi a zona rreth këtyre pikave. Poli Verior (i Veriut). Poli Jugor (i Jugut). Zonat e poleve. Jeta në pol.

2. astr. Çdonjëri nga dy skajet e boshtit të përfytyruar në sferën qiellore, rreth të cilit duket sikur rrotullohen yjet gjatë njëzet e katër orëve. Poli i Veriut. Poli i Jugut.

3. fiz. Secili nga dy skajet e kundërta të një qarku elektrik, që kanë rrymë me shenjë të kundërt; secili nga fundet e një magneti, të një elektromagneti ose të gjilpërës magnetike. Pol pozitiv (negativ). Polet e burimit pika ku burimi lidhet me qarkun e jashtëm. Polet e magnetit.

4. spec. Secila nga dy anët e diçkaje, që kanë veti të kundërta; pika më e fundit e qëndrimit të diçkaje. Poli i të ftohtit (i të nxehtit). Poli i thatësirës.

5. fig. libr. Ana krejt e kundërt e diçkaje; diçka që ndodhet në kundërvënie me një tjetër. Dy polet e shoqërisë borgjeze.

  • Pol gjeografik gjeogr. vendi ku bashkohen meridianët. Pol magnetik pikë afër Polit të Veriut ose të Jugut, drejt së cilës kthehet gjilpëra e busullës.


POL II m. krahin.

1. Kind. Polat e fustanit. Fund me pola.

2. Fletë. Polat e qilimit. Qilim me dy pola.


POL III m.

Thith, çivi dere. Pola dyersh.