polemikë
POLEMIKË f.
Diskutim i gjallë, me përgjigje e kundërpërgjigje, që zhvillohet ndërmjet dy a më shumë njerëzve, palëve, partive etj., kur ndeshen pikëpamje të kundërta ose rrihen çështje politike, shkencore, letrare etj.; debat, rragatë. Polemikë luftarake (e gjallë, e hapur). Polemikë ideologjike (politike). Polemikë shkencore (letrare). Ndez polemikën. Hyj në polemikë. Bëj polemikë me dikë.