POLICENTRIZËM m. libr.

1. Rrymë ideologjike e politike në gjirin e revizionizmit modern, që është për mosbashkërendimin e qëndrimeve e të veprimeve të partive komuniste të botës dhe që pohon se gjoja mund të bëhet revolucioni e të ndërtohet socializmi pa përfillur ligjet e përgjithshme marksiste të revolucionit e të ndërtimit socialist; qëndrim politik e veprimtari praktike që mbështetet në këtë pikëpamje. Teoria e policentrizmit.

2. Qëndrim a prirje në gjirin e shteteve kapitaliste, që përpiqen të shkëputen nga hegjemonia e shteteve të tjera dhe të formojnë një qendër më vete.