POLICI f.

1. Organ ekzekutiv e i armatosur i pushtetit popullor, që bën pjesë në forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe që ka për detyrë të mbrojë rendin juridik socialist, të parandalojë krimet, të mbrojë sigurinë e shtetasve, të zbulojë krimin dhe atë që e ka kryer etj.; tërësia e punonjësve të këtij organi; zyra a ndërtesa ku është vendosur ky organ. Policia popullore. Policia rrugore. Arma e policisë.

2. Organ i armatosur në vendet borgjeze e revizioniste, që mbron regjimin shtypës në fuqi e ligjet e vendosura; tërësia e trupave ndëshkimore, që mbrojnë interesat e klasave shfrytëzuese në luftë kundër forcave revolucionare e përparimtare; zyra a ndërtesa ku ndodhet ky organ. Policia amerikane. Policia revizioniste. Policia e fshehtë. Krimet e policisë. Terrori i policisë. E vrau (e zhduku) policia.