POLIGON m.

1. gjeom. Shumëkëndësh.

2. usht. Vend i veçantë, i rregulluar posaçërisht për qitje stërvitore me trupat ose për të bërë prova armësh e mjetesh luftarake. Poligon ushtarak. Poligon bërthamor. Poligoni i qitjes. Poligon provash për armë. Bënë qitje në poligon.

3. ndërt. Vend i posaçëm ku parapërgatiten lëndë ndërtimi a pajisje të tjera prej betoni. Poligone prodhimi. Poligoni i pjesëve prej betoni.