POLITEKNIK mb.

1. Që përgatit nxënës e studentë me njohuri teorike e praktike për degë të ndryshme të shkencës, të teknikës e të prodhimit. Institut politeknik.

2. Që synon t'u japë të rinjve njohuri të shumanshme për teknikën. Arsim politeknik.

3. Që është pajisur me kulturë të përgjithshme dhe me njohuri të shumanshme teknike; që zotëron shumë mjeshtëri. Njeri (punëtor) politeknik.

4. Që përfshin termat kryesorë të disa fushave të shkencave teknike e të prodhimit. Fjalor politeknik.